KreuCelebrity

Mesazhi i bukur i Dafinës për Shpat Kasapin: Mungesa jote na kujton sa e shkurtër është jeta dhe sa e rëndësishme është të...

Mesazhi i bukur i Dafinës për Shpat Kasapin: Mungesa jote na kujton sa

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, u nda nga jeta një javë më parë. Ai ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak, teksa ndodhej me familjen në Itali.

Miqtë, kolegët dhe artistët e shumtë shprehën ngushëllimet e tyre, duke e kujtuar me respekt dhe fjalët më të mira.

Së fundmi, edhe Dafina Zeqiri i ka bërë një dedikim të ri e tepër prekës në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Dafinës:

“Çdo ditë që kalon, të kujtojmë Shpat Kasapi. Edhe pse jeta po kthehet ngadalë në rutinë, prezenca jote dhe muzika jote mbesin me neve.

E çmojmë njeriun që ke qenë, artin dhe respektin që e ke fituar gjithmonë me shpirt të pastër.

Mungesa jote na kujton sa e shkurtër është jeta, e sa e rëndësishme është me dhënë dashuri, mbështetje e mirësi, sa jemi gjallë.

Urojmë që ata njerëz që janë të lënduar, me gjet qetësi, me liru negativitetin, me u shëru, e me zgjedh veç dashurinë.”

Mesazhi i bukur i Dafinës për Shpat Kasapin: Mungesa jote na kujton sa