KreuCelebrity

"Dasmat private" të VIP-ave shqiptarë gjatë vitit 2025!

Nga Libera Resulaj

Këtë vit, ajo çfarë ka rënë në sy nga dasmat e personazheve të njohur shqiptarë është mania e tyre për të qenë sa më diskretë. Pothuajse të gjitha çiftet kanë dëshiruar që momentet e dasmës të mos publikoheshin në rrjetet sociale, duke kërkuar nga të gjithë të ftuarit respektimin e këtij rregulli, megjithëse në asnjë rast nuk është arritur plotësisht. Disa çifte madje as nuk kanë dashur që të merrej vesh lajmi se po martoheshin edhe pse ceremonia mund të ketë qenë madhështore. A është ky një trend i ri apo thjesht një dëshirë për privatësi?

Cindy Marina dhe Gerald Topalli

Çifti u kurorëzua më 13 shtator në Basilikën e Shën Marisë në Romë. Dasma madhështore ka marrë një vëmendje të madhe për shkak të luksit, madje është përfolur se ka kushtuar rreth 500 mijë euro. Le të themi se ishte dasma më e komentuar e vitit, për shkak të dramave të ndodhura pas saj, nga reagimi i ish të dashurës së Geraldit deri te paratë e shpenzuara për ceremoninë, të cilat u bënë tema diskutimi për disa ditë në emisionet shqiptare. Gjithsesi asnjëra nga këto nuk arriti të ndikonte në lumturinë e tyre

 

Besa Kokëdhima dhe Tedi Tase

Çifit i dha fund beqarisë më 14 shtator, në një ceremoni private në Dhërmi, jug të vendit. Besa u mundua ta mbante shumë të fshehtë ceremoninë, por nuk arriti dot të ishte aq diskrete sa ajo do të donte. Të ftuar kanë qenë shumë pak miq dhe personazhe të njohur, të cilëve iu kërkua të mos publikonin pamje nga dasma në rrjete sociale, por fotot dhe videot qarkulluan madje dhe u zbulua se kush ishte bashkëshorti i saj. Besa gjithmonë e ka mbajtur të fshehtë jetën e saj private dhe vazhdon të jetë kështu. Edhe pse dihet tashmë se kush është personi  i saj i zemrës, këngëtarja ende nuk e ka pranuar publikisht dhe as nuk ka publikuar foto me të.

 

 

Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard

Modelja shqiptare dhe futbollisti i njohur francez kurorëzuan dashurinë e tyre në Amalfi, Itali, festë e cila zgjati 3 ditë (17–19 korrik). Kleofina ka treguar se dasma kushtoi 1 milion euro, më e kushtueshme e vitit nga personazhet e njohur shqiptarë. Gjatë festës nuk munguan elemente që nderonin rrënjët e Kleofinës: flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë, plisi në kokë dhe vallet shqiptare.

 

 

Ina Pojani dhe Xhulio 

Çifti ka kurorëzuar dashurinë në një dasmë shumë të fshehtë dhe private në fund të shtatorit. Mendohej që dasma të ishte diskrete dhe as nuk dihej se Ina po martohej, por edhe në këtë rast dikush nga të ftuarit nuk e respektoi kërkesën e çiftit dhe videot nga festa u publikuan në rrjete sociale, nga të cilat u zbulua për publikun edhe partneri i saj. Ina dhe Xhuljo së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. 

 

 

 

Luar dhe Etjen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, i ka dhënë fund beqarisë në fund të majit, në një ceremoni të mrekullueshme pranë detit në jug të Shqipërisë. Artistja është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan prej kohësh një histori dashurie të konsoliduar. Atmosfera e dasmës ishte intime dhe plot emocion, ku ata dukeshin më të dashuruar se kurrë. Tashmë çifti është në pritje të një fëmije dhe së fundmi kanë zbuluar se bebi është vajzë.

 

 

Teuta Rugova dhe Agron Gjeloshi 

Teutë Rugova, vajza e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, u martua më 24 korrik me  partnerin e saj, Agronin në “Rezidencën Rugova”, shtëpia familjare në Prishtinë, duke e bërë atë moment edhe më domethënës për çiftin dhe familjen. Kurorëzimi u krye nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar atë ditë të rëndësishme për ta.