KreuCelebrity

Një dekadë krijimtarie: Kozeta Kurti ekskluzivisht për Bordo tregon për "Prepost" dhe ringjalljen e muzikës shqiptare!

Një dekadë krijimtarie: Kozeta Kurti ekskluzivisht për Bordo

Kozeta Kurti, një nga figurat më të njohura në fushën e produksionit televiziv dhe evenimenteve në Shqipëri, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Bordo, ku rrëfen vizionin pas projektit të saj të fundit, Prepost dhe angazhimin për ruajtjen e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Sipas Kurtit, Prepost nuk është thjesht një emër, por një proces i plotë që nis nga ideja e deri te produkti final:

"Prepost nuk është as më shumë as më pak sesa një from preparing to post production. Ka nisur në 2016-ën me koncerte, por më pas u shndërrua në një vend ku ndërtohen fushata marketingu dhe vizibilitete të brendeve nëpër evente të ndryshme," shpjegon ajo.

Kur flitet për artistët dhe rikthimin e tyre në media apo koncerte, Kurti thekson se fokusimi i saj është në historinë muzikore:

"Unë kam një parim të përgjithshëm të historisë: nëse nuk kalojnë të paktën 30 vite nga një kohë historike, nuk mund t’i rikthehesh për ta përmirësuar. Për shembull, një këngë e vitit 1970 mund të riorkestrohet dhe përmirësohet me teknologjinë e sotme, por një këngë e bërë në 2021 nuk mund të përmirësohet menjëherë."

Gjatë gjithë karrierës së saj, Kozeta Kurti ka riprodhuar dhe riorkestruar rreth 160–170 asete muzikore, të cilat sot transmetohen në radio, duke ruajtur cilësinë dhe vlerën historike të muzikës shqiptare. Ajo po përgatit tashmë edicionin e 10-të të Albanian Poprock, një ngjarje që feston një dekadë kontributi në muzikën popullore dhe rock shqiptare.

"Viti i ardhshëm është një 10-vjetor dhe dua të bëj një gjë me përmasa të tjera, sepse në fund të fundit, nëse bëhet diçka, le të mbetet edhe si një kontribut i qëndrueshëm," përfundon Kurti.

Intervista e plotë më poshtë: