
"Late Night N’Bllok" me Drini Zeqon është podcasti më i ri me të ftuar personazhet më interesantë në Tiranë, në një mbrëmje ku do të rrëfehen histori dhe do të përballen me pyetje që nuk kanë tendencë për të bërë zhurmë mediatike, por për të shprehur ato mesazhe që personazhet duan të tregojnë nga jeta dhe profesioni i tyre.
Të ftuarat e para mbrëmjen e djeshme ishin gazetarja e njohur investigative, Klodjana Lala dhe influencuesja Sarah Berisha. Klodi ka rrëfyer shumë detaje edhe nga familja, jeta personale, historia e njohjes me bashkëshortin, në një bisedë shumë komode.
Klodi nuk ka nguruar të flasë edhe për ngjarjen më të rëndë të jetës së saj disa vite më parë, ku shtëpia e prindërve u sulmua me breshëri plumbash. Lidhur me këtë çështje, Lala u shpreh se nuk ka një person të shpallur autor, por ajo e di se kush është.
Klodiana: Nuk jam gjendur në momentin kur ndodhi ngjarja në banesën e prindërve të mi, isha larguar pak më herët, një person i armatosur me kallashnikov shkon dhe qëllon fasadën e shtëpisë ku ndodhej familja, ka qenë ngjarja më tronditëse, jam e bindur se ka qenë për shkak të profesionit tim, kam pasur dyshimet e mia, unë mendoj se e di dhe kam njoftuar autoritetet, shumë njerëz që kam respektuar kanë hedhur baltë mbi këtë, duke menduar se ka qenë qëllimi im për të kërkuar azil...


