
Modelja e njohur Jori Delli dhe reperi italian Fred de Palma mesa duket kanë hedhur një hap para në lidhjen e tyre. Vetëm pak më para, Jori ka treguar se Fred i ka propozuar për martesë gjatë udhëtimit të tyre në Maldive. Me një postim në Instagram, modelja ka publikuar disa foto të dorës me unazë darkën romantike.


Jori dhe Fred janë në një lidhje të konsoliduar prej 2 vitesh dhe duken përherë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Një nga çiftet e pakta që nuk kanë pasur drama ndarjesh dhe skandale dhe mesa duket janë të dy në një kapitull të jetës.
Çifti ka kaluar disa ditë pushime në Maldive, një udhëtim shumë i mirëmenduar nga Fred. Pas qëndrimit disa kohë në Tiranë pas përfundmit të eksperiencës së saj në "BBV", Jori është shpërngulur përsëri në Milano për të qenë më afër personit të saj të zemrës.
Nga Libera Resulaj
-
"Dasmat private" të VIP-ave shqiptarë gjatë vitit 2025!
3 Dhjetor, 16:34

