KreuCelebrity

Edi merr vesh të vërtetën për Dolcen, ky është reagimi i tij

Edi merr vesh të vërtetën për Dolcen, ky është

Banori i Big Brother VIP Kosova, Edi, ka vendosur të sakrifikojë 7 mijë euro për të zbuluar të vërtetën rreth fatit të Dolces në lojë. Pas pranimit të ofertës, atij i është shfaqur një klip që tregonte se Dolce nuk ka dalë përfundimisht nga BBVK, siç ishte menduar më herët.

Në të vërtetë, ajo ka nisur një udhëtim të përkohshëm në Grande Fratello, duke vazhduar aventurën e saj në një tjetër format të njohur televiziv.

Reagimi i Edit ishte menjëherë emocional e i mbushur me gëzim. Ai u shfaq i lumtur dhe i sigurt se rikthimi i Dolces në Big Brother VIP Kosova është vetëm çështje kohe.

Sipas tij, largimi i saj është i përkohshëm dhe ai pret me padurim momentin kur ajo do të rikthehet në shtëpi.