Shkenda Lili është e para dedektive private femër në Shqipëri, e cila me kompaninë e saj siguron biznese, por edhe jetën e shumë personazheve VIP. Përpos faktit që është një dedektive private tejet sharmante, është edhe një mama shembullore përtej impenjimeve dhe misioneve tepër sekrete që mbushin jetën profesionale dhe familjare.
E ftuar së fundmi në Live from Tirana" me Ronaldo Sharkën, Shkenda ka folur rreth rasteve të tradhtisë martesore që ka hasur në punën e saj, duke treguar se burrat me mundësi të mirë ekonomike kërkojnë të dashur jashtë martese dhe preferojnë vajzat e njohura të ekranit. Kjo ndodh sepse këta biznesmenë i prezantojnë 'dashnoret' me shoqërinë e tyre dhe krenohen që kanë një vajzë të njohur.
Ronaldo: Sot dashnorja është dhe status, një burrë me lekë dhe të paktën një biznes, nëse nuk ka dashnore, është kot.
Shkenda: Je jashtë mode, nuk po jeton në këtë kohën e sotme nëse nuk e ke një të dashur, mundësisht të jetë e re, e bukur. Preferohen shumë dhe këto personazhet e ekranit, modelet, këngëtaret. Duhet të jetë e njohur, sepse nëse do ta prezantosh te shoku… Preferohen të famshmet, sepse duhet të krenohen me shoqërinë.
Ronaldo: Të ka ndodhur ndonjëherë në një rast që të ketë rezultuar që dashnorja që po hetoje, të ishte personazh VIP?
Shkenda: Po, patjetër. Shumë raste.
Ronaldo: U shokove?
Shkenda: Jo. Pse duhet të shokohem?! Kjo është e ditur tashmë. Pothuajse të gjithë vajzat e reja kërkojnë burra që janë biznesmenë dhe kanë mundësi ekonomike. Pse habitesh? Kjo është mëse normale tani në Shqipëri. Nuk i shikon vajzat e reja, të bukura, që janë të veshura bukur, kanë luks, nuk punojnë asnjë ditë, ndërkohë që nuk vijnë nga familje të pasura?!
-
"Dasmat private" të VIP-ave shqiptarë gjatë vitit 2025!
3 Dhjetor, 16:34


