KreuCelebrity

Dolce surprizon italianët, u mëson shqip brenda Grande Fratello, ja çfarë ua tha!

Dolce surprizon italianët, u mëson shqip brenda Grande Fratello, ja

Prania e Dolces në shtëpinë e Grande Fratello në Itali po shoqërohet me mjaft bujë, jo vetëm si pjesë e një eksperimenti televiziv, por edhe si një moment i veçantë promovimi për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Që pas hyrjes së saj, banorja e Big Brother VIP Kosova ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut italian, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore mes banorëve të shtëpisë.

Gjatë darkës së mbrëmshme, kurioziteti i banorëve italianë për të ka qenë i dukshëm. Të impresionuar nga natyra dhe pamja e saj, ata e pyetën Dolcen se si thuhet në shqip fjala e “e ëmbël”. Me buzëqeshjen e saj karakteristike, Dolce u shndërrua në mësuese të momentit, duke i bërë ata të përsërisin me entuziazëm shprehjet në gjuhën shqipe. Momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga klipet më të komentuar të javës.

Ndërkohë, gjatë një darke me tre prej banorëve, Dolce vazhdoi t’i mësonte atyre fjalë të tjera shqipe, mes tyre edhe shprehjen “shumë e ëmbël”, të cilën italianët e përsëritën plot kënaqësi. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????️BIG BROTHER ????TV SHOW (@kosovabigbrothervip)

Dolce u bë pjesë e Grande Fratellos përkohësisht, si pjesë e një transferimi të organizuar mes dy formateve, dhe pritjet janë që ajo të rikthehet në shtëpinë e BBVK këtë të premte. Megjithatë, gjithçka pritet të sqarohet gjatë spektaklit të radhës.

Për momentin, është e qartë se Dolce po shijon një eksperiencë të veçantë, duke u kthyer në një nga figurat më të përfolura dhe më të dashura në shtëpinë italiane.