KreuCelebrity

Pastor Akil fal gjithmonë, por Linda është rebelja e shtëpisë! Çifti në një intervistë ekskluzive për Bordo, zbulojnë sekretet e martesës!

Pastor Akil fal gjithmonë, por Linda është rebelja e

Çfarë ndodh kur dy persona ndajnë jo vetëm dashurinë, por edhe një mision shpirtëror që kërkon përkushtim çdo ditë? Për Akil dhe Linda Panon, martesa nuk është vetëm bashkëjetesë është një test i përditshëm durimi, faljeje dhe spontaniteti. Në një rrëfim ekskluziv për Revistën Bordo, çifti tregon si lufton me debatet, menaxhon emocionet dhe ruan romancën, duke zbuluar se pak rebelim shpesh e mban dashurinë gjallë.

Çifti është i bashkuar në misionin ungjillor, por jeta e përditshme nuk mungojnë sfidat. “Është bekim edhe lodhje nganjëherë, sepse barrat ke nevojë t’i ndash me dikë, por kur ke të njëjtat barra është e vështirë,” rrëfen Linda. Akil shton: “Por kur jemi dy, lutja bëhet më e fuqishme aty ku mblidhen dy veta në emër të Zotit.”

Debatet nuk i trembin, përkundrazi, i konsiderojnë pjesë të natyrshme të dashurisë. “Debatet janë pjesë e dashurisë,” thotë Linda, ndërsa Akil shton se durimi dhe falja janë mrekullia më e madhe në martesën e tyre.

Në jetën e përditshme, kufiri mes pastorit dhe bashkëshortit shpesh nuk ekziston. “Shpesh nuk e bëjmë dot dallimin,” thotë Akil, ndërsa Linda thekson: “Janë të ndërthurura të dyja bashkë.” Sipas tyre, sekreti për të ruajtur romancën është të biesh në dashuri me të njëjtin person çdo ditë, duke rikthyer përherë emocionet e ditëve të para.

Por jo gjithçka është serioze: Akil është më strikt në rregulla, ndërsa Linda është rebelja e shtëpisë, spontane dhe plot energji, që thyen rregullat dhe sjell humor në familje. Kur vjen puna te zemërimi, çifti ndjek një rregull biblik: “Mos lejoni që dielli të perëndojë mbi zemërimin tuaj.”

Ndiqni intervistën e plotë këtu: