KreuCelebrity

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, familja e këngëtarit falenderuese: "E nderuat siç e meritonte"!

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, familja e këngëtarit falenderuese:

Familja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka dalë me një reagim publik pas humbjes së parakohshme të këngëtarit. Ne postimin e berfe ne rrjetet sociale, te afermit e artistit  falenderuan miqtë, kolegët dhe publikun për ngushëllimet dhe mbështetjen që u dhanë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Postimi i plotë i familjes Kasapi:

Të dashur familjar, miq, kolegë, dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit

Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë në këto ditë të rënda. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje.

Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë — jetojmë sot, por nesër mund të ikim — dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme.

Buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ne. Ju falënderojmë pafund për praninë tuaj, për fjalët e ngrohta, për lutjet dhe për respektin që i kushtuat.

Me mirënjohje të thellë,

Familja Kasapi