Hyrja e Dolces në “Grande Fratello” ka bërë shumë zhurmë, jo vetëm për mënyrën pompoze të paraqitjes, por edhe për pamjen e saj provokuese. Kjo ka shtyrë mediat italiane të kërkojnë më shumë rreth së shkuarës së saj.
Edhe pse publiku e njeh Dolce-n me look-un e saj biond dhe flokët e shkurtër, fotot e vjetra që po qarkullojnë në rrjet tregojnë një version krejt tjetër të saj. Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet me flokë të gjatë dhe të zinj, duke u dukur pothuajse e pa njohur.
Në disa foto shihet me një bluzë me kuadrate, në të tjera e veshur më klasike, duke treguar ndryshimet e shumta që ka kaluar ndër vite. Këto pamje të së shkuarës po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj saj, jo vetëm për lojën në reality show, por edhe për transformimet estetike që ajo ka pasur.



