Aktorja dhe fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP 3 Albania, Egla Ceno, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave me deklaratat e saj të forta në emisionin Shqipëria Live. Ajo foli për gjyqin me Saimir Kodrën, reagimin për debatin Ema Andrea dhe Ermal Mamaqi, opinionet mbi të në "Mirëmbrëma Yje" dhe gjithashtu dhe komente mbi panelin e ri të "Goca dhe Gra" të këtij viti, në të cilën vjet ishte vetë pjesë.
Aktorja ka bërë të qartë se nuk do të ndalet deri në përfundimin e çështjes ligjore. Ajo paralajmëroi se është e gatshme ta çojë çështjen deri në Strasburg nëse drejtësia shqiptare nuk i jep vëmendjen e merituar:
“Unë jam unë, nuk ndalem në këtë histori, deri në hënë kam thënë unë. Deri në Strasburg nëse Shqipëria nuk do japë vëmendjen që meriton çështja, unë kam besim gjithsesi tek drejtësia shqiptare. Kush është i interesuar, të mos bëhet merak se i kam lekët për ankimim. Nuk është puna me më falë dhe të fala.”
Aktorja theksoi se historia është serioze dhe nuk lidhet me thjesht një konflikt personal:
“Nuk është puna me më falë dhe të fala, kjo histori është më serioze dhe më e rëndësishme.”
Sa i përket përplasjes së Ema Andreas me Ermal Mamaqin në emisionin Goca dhe Gra, Ceno u shpreh qartë:
“S’kam asgjë personale as me njërin dhe as me tjetrin.”
Për reagimin ndaj Ema Andrean, e cila refuzoi ftesën e Mamaqit, Egla shpjegoi motivin e saj:
“Pse e mendova ta komentoja? Sepse nga ana njerëzore më përzihet kur një artist me apo pa qëllim i heq një tullë punës së një artisti tjetër. Syri im kështu e kap dhe e pa. E para, si njeri unë mendoj se nuk rresht së mësuari kurrë. Nuk do i thosha jo risive në këtë jetë, sigurisht do të tërhiqesha në momentin që do shikoja që s’po më jepte ndonjë gjë, por e panjohura nuk më tremb në përgjithësi. Do isha delikate në një festë që ti mund të më bëje për një gjë që ti e ngre me mund, ose do thoje jo ndryshe.”
Për deklaratat e Arjan Konomit, Inida Gjatës dhe Zhaklin Lekatarit që e kanë kritikuar, Ceno tha:
“I njoh siç i njohim të gjithë nga ekrani, asnjë nuk e njoh personalisht. Çfarë kam unë për të komentuar për këtë, më thuaj?”
Kur u pyet se çfarë mendoi kur i dëgjoi këto komente, ajo u përgjigj:
“Po ndoshta u bënë punë të reagojnë ashtu për emrin tim, thashë ok, le ta bëjnë. Nuk ka problem, nuk kam asnjë koment me thënë të drejtën.”
Egla nuk i kurseu komentet për disa prej kolegëve të saj:
Rudina Dembajcaj:
“E kam xhan, më ka xhan, respektohemi, jemi kolege dhe është gocë me këmbë në tokë.”
Ori Nebija:
“Kur ka qenë pjesë e përditshme e ekranit, mua më është dukur cool. Në momentin që është larguar, nuk e kam ndjekur më, por uroj që rikthimi të ketë qenë po aq i mirë sa aty ku e preu fillin nga ekrani.”
Sherina Spahiu:
“Nuh e njoh fare, po duket shumë e ëmbël.”
Rozana Radi:
“Nuk e njoh fare, e njoh nga ekrani sigurisht, mendoj që bën atë që di të bëjë… këndon, aktron, flet, qesh.”
Ema Andrea:
“Ka një filozofi jete interesante të cilën shpresoj që ta pasqyrojë në panelin ku është tani.”
