Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa, ka rikthyer së fundmi vëmendjen e publikut me disa sinjale misterioze që kanë ndezur menjëherë thashethemet për një rikthim të mundshëm në reality show.
Gjithçka nisi në rrjete sociale, kur Anisa publikoi një foto të librit legjendar të George Orwell, 1984, vepra nga e cila është frymëzuar koncepti origjinal i Big Brother. Ky detaj i vogël, por shumë domethënës për fansat, u mjaftoi ndjekësve për të ngritur dyshime për një rikthim të bujshëm.
Zërat u shtuan edhe më shumë gjatë paraqitjes së saj së fundit në podcast-in “Shok” me Fisnik Junikun. Moderatori nuk hezitoi ta provokonte për lajmet që po qarkullojnë.
“A është e vërtetë që të kanë thirrë në Big Brother Albania? Nejse, se vet na kallxove,” tha ai me humor.
Reagimi i Anisës ishte edhe më intriguese. Ajo nuk dha përgjigje me fjalë, por ngriti vetullat në mënyrë kuptimplote, një gjest që publiku e interpretoi menjëherë si një po të heshtur.
E pyetur nëse do të pranonte një rikthim në format, Anisa u tregua e drejtpërdrejtë: “Po, pse jo.”
Podcast-i u mbyll me batutën e Fisnikut: “Domethënë po hyn në Shqipëri pas nja dy jave,” ndërsa Anisa qeshi pa e mohuar mundësinë.
A do ta shohim vërtet Anisën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Për momentin gjithçka mbetet në nivel aludimesh, por fansat duket se po e presin me padurim.
