Portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, dhe bashkëshortja e tij, Laura Camplone, kanë përjetuar një moment të veçantë në jetën e tyre personale, duke u bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka zbuluar lajmin e gëzuar përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale, ku prezantojnë vajzën e tyre të quajtur Isabel. Fotot shoqërohen me portretin e ëmbël të vogëlushes dhe një premtim dashurie nga prindërit.
View this post on Instagram
Laura kishte zbuluar shtatzëninë në korrik të këtij viti, duke postuar një set fotografik nga periudha e pritjes, ku nuk mungoi edhe prezenca e futbollistit Elhan Kastrati.
Çifti duket se po shijon çdo moment të ri të jetës së tyre familjare, ndërsa tifozët dhe ndjekësit u kanë dërguar urime të shumta për ardhjen në jetë të Isabelit.
