Neada Muçaj duket ka shprehur pakënaqësinë e saj për ndryshimet e fundit në programin e mëngjesit “Wake Up”, duke e shënjestruar në mënyrë të tërthortë zëvendësuesen e saj, Heidi Bacin. Largimi i Neadës dhe Enxhi Nasufit nga Top Channel erdhi pas konfliktit fizik mes tyre në ambientet e televizionit, ndërsa vendin e lirë e mori menjëherë ish-banorja e Big Brother.
Së fundmi, në profilin zyrtar të emisionit, një ndjekës kritikoi ashpër Blendi Salajn për bashkëpunimin e ri me Heidin. “Një gazetar kaq i aftë e uli veten në komerc me Heidin që mezi lidh dy fjalë… Nuk na vjen e keqja nga të paaftët, por nga të aftët që promovojnë injorancën,” shkruhej në koment.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se vetë Neada Muçaj e ka pëlqyer këtë koment, cka u interpretua si miratim i hapur të kritikës ndaj Heidit dhe ndryshimeve në program.


