Prej disa kohësh publikut i është shtuar kurioziteti për edicionin e pestë të "Big Brother Vip". Deri tani kanë qarkulluar disa emra të personazheve të njohur shqiptarë që përfliten që mund të jenë banorët e "BBV5".
Teksa publiku është i bindur se Ledion Liço do të jetë përsëri moderatori dhe Arbër Hajdari përsëri opinionist, ende nuk është e konfirmuar. Ama ashtu siç është bërë tashmë zakon në këto edicione VIP, opinionistja ndryshon çdo sezon dhe për këtë publiku nuk është i qartë.
A mund të jetë Egla Ceno këtë vit opinioniste, si e para dhe e vetmja grua deri tani që ka arritur të fitojë një edicion të këtij formati VIP?
Së fundmi Egla ka lajmëruar në rrjete sociale se është larguar nga teatri Skampa, ku punonte prej disa kohësh dhe iu përkushtua më shumë pas largimit nga emisioni "Goca dhe Gra".
A ishte ky një veprim për faktin se do të jetë opinioniste në "BBV" dhe data e nisjes së spektaklit është shumë afër?
Këto nuk janë thashetheme dhe spekullime pa bazë! Para disa kohësh e pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram se: “Kur do të të shohim sërish në ekran? Mbase si opinioniste e BBVA5?”.
Egla është përgjigjur:
“Mbase. Ose mbase po bëj valixhen për të rihyrë, gjithmonë gati për ndonjë debat të mirë."

-
-
Dario Vitale largohet nga drejtimi krijues i Versace-s!
5 Dhjetor, 11:05


