KreuCelebrity

Labi akuzon Elijonën: Viktimizohesh se të ka vdekur nëna, të ishe aq e mirë s'do ishe larguar nga familja kur ke qenë 13 vjeç!

Labi akuzon Elijonën: Viktimizohesh se të ka vdekur nëna, të

Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 u kthye në një nga momentet më të tensionuara të këtij edicioni, pasi një përplasje e ashpër shpërtheu mes Labinot Rexhës dhe Elijonës në dhomën e gjumit, teksa banorët po përgatiteshin për të fjetur.

Labi akuzon Elijonën: Viktimizohesh se të ka vdekur nëna, të

Debati nisi pas disa provokimeve të vogla, por situata u tensionua kur Labi humbi kontrollin dhe iu drejtua Elijonës me një koment që tronditi jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndoqi live:

“Ti po viktimizohesh pse të ka vdekur nëna.”

Fjalët goditën rëndë, pasi prekën një plagë të madhe të Elijonës, e cila më herët kishte rrëfyer se nëna dhe motra e saj humbën jetën në një aksident tragjik gjatë udhëtimit të tyre nga Gjermania drejt Kosovës — një histori që kishte prekur mijëra shikues.

Por Labi nuk u ndal. Ai e goditi sërish me një koment tjetër të rëndë:

“Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia.”

Kjo deklaratë lidhet me faktin se Elijona ka jetuar për rreth pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj, periudhë të cilën ajo e ka përmendur më parë si një kohë tepër të vështirë të jetës së saj.

Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë kërkuar masa disiplinore ndaj Labit, duke e cilësuar deklaratën e tij si dhunë verbale dhe tejkalim të të gjitha kufijve etikë brenda formatit.