Dolce ka shkaktuar një moment të paparashikuar në "Grande Fratello" pas hyrjes së saj mbrëmjen e kaluar, duke shkëmbyer banorët me "Big Brother VIP Kosova". Ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut italian, sidomos pas një deklarate që ka habitur fansat e çiftit Dolce-Edi, ku ka mohuar se ka një pëlqim për dikë.
Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të "BBVK", Edi më në fund ka komunikuar me Dolcen me një lidhje direkte nga Grande Fratello. Nga lumturia në fytyrën e tij, Edi duket që po dashurohet marrëzisht me Dolcen, nga ana tjetër Dolce është shfaqur shumë e entuziasmuar që po fliste me Edin dhe u shpreh se e kishte marrë malli shumë.
Dolce: “Edo, ku je ti ore. Si ju kam njëherë. Jeni të gjithë mirë. Më ka marrë shumë malli për ju. Mezi pres të rikthehem”
Edi: “Unë mos kofsha. Qysh moj pse, tu ti palu teshat”
Dolce: "Amore"



