KreuCelebrity

Edi ende e pret, por Dolçe puthet në Itali?!

Edi ende e pret, por Dolçe puthet në Itali?!

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë dhjetëra video dhe diskutime rreth Dolces, banores së “Big Brother VIP Kosova”, e cila për shkak të një bashkëpunimi mes formatit kosovar dhe atij italian udhëtoi për një javë drejt “Grande Fratello”-s. Fillimisht, produksioni i BBVK komunikoi se largimi i saj erdhi për një çështje familjare, pa dhënë detaje të tjera — gjë që i la banorët të habitur, veçanërisht Edin, me të cilin Dolce kishte krijuar një romancë brenda shtëpisë.

Pas transmetimit të pamjeve nga hyrja e saj në “Grande Fratello”, u vu re se një prej konkurrentëve italianë e shikonte me interes, çka ndezi menjëherë reagimin xheloz të Edit. Situata u amplifikua më tej nga publiku në rrjetet sociale, ku nisën të qarkullojnë video të edituara që paraqisnin sikur Dolce ishte puthur me një banor të formatit italian.

Këto pamje u shpërndanë me shpejtësi, duke krijuar konfuzion dhe reagime të shumta, por brenda pak orësh u bë e qartë se bëhej fjalë për video të krijuara me inteligjencë artificiale. Shumë komentues ranë pre e këtij montazhi dixhital, ndërsa të tjerë e kuptuan menjëherë manipulimin.

Ngjarja ka ndezur diskutime të reja mbi rreziqet e përmbajtjeve të rreme dhe ndikimin që ato mund të kenë tek opinioni publik, sidomos në formate me audiencë të gjerë si Big Brother, ku narrativa mund të ndryshojë brenda minutash nga një video e manipuluar.