KreuCelebrity

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e vogëlushit

Genta Gjalpi, një nga ish-banorët më të komentuar të “Big Brother Albania”, ka përjetuar ditën më të veçantë të jetës: ajo është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ndau vetë në rrjetet sociale, ku publikoi një foto nga spitali krah partnerit të saj, Arbrit, dhe vogëlushit të porsalindur.

Genta zbuloi se djali, Joani, ka ardhur pak më herët nga sa pritej, por i mbushur me dashuri. Ajo i dedikoi edhe një mesazh emocionues partnerit të saj: “Love you zemra ime Arbri”, shoqëruar me zemra blu.

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të


Urime të shumta kanë vërshuar nga miq, ndjekës dhe familjarë, të cilët gjithashtu kanë shpërndarë momente nga spitali, duke ruajtur privatësinë e të voglit pa e zbuluar portretin.

Genta dhe Arbri prej kohësh kanë ndarë publikisht historinë e tyre të dashurisë, duke treguar edhe pamje nga fejesa e organizuar në familjet e tyre. Tani, çifti ka nisur kapitullin e ri më të bukur – prindërimin. Urime në familjen e re!