Almeda Abazi, aktorja dhe këngëtarja shqiptare e cila është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, por dhe për atë turk aty ku ka ndërtuar pjesën më të madhe të karrierës dhe ka gjysmën e zemrës, duket se këtë muaj festash ka zgjedhur t'i kalojë në Tiranë.
Në fotot ekskluzive për Revistën Bordo, aktorja shihet e shoqëruar nga djali i saj, Efehan Sayışman, 6 vjeç i cili është dhe fëmija i parë me aktorin turk shumë të njohur Tolgahan Sayışman. Ata janë parë së bashku në një nga qendrat tregtare të kryeqytetit duke bërë pazaret e festave.
Aktorja edhe më parë ka bërë postim ku kërkonte një mësuese të gjuhës shqipe për një projekt që e kërkonte të qëndronte në Shqipëri, e cila e viziton shpesh Shqipërinë.
Duket se këtë fundvit, Almeda mund ta kalojë në Tiranë me familjen e saj, ndoshta për projekte të reja ose thjesht për pushime, duke sjellë kështu një atmosferë festive dhe të ngrohtë pranë shqiptarëve të dashur për të.
