KreuCelebrity

Aktorja turke shpallet një nga 10 aktoret më të bukura në botë për 2025/2026

Aktorja turke Hande Erçel ka tërhequr sërish vëmendjen ndërkombëtare: ajo është përfshirë në listën “Top 10 Aktoret më të Bukura në Botë 2025/2026”, duke zënë vendin e 10-të.   Në Shqipëri, Hande Erçel u bë e njohur përmes serialit të famshëm ‘Sen Çal Kapımı’, i cili u kthye në fenomen edhe tek publiku shqiptar.

Aktorja turke shpallet një nga 10 aktoret më të bukura në

Sipas të dhënave nga IMDb që përzgjedh emrat bazuar në vizitat e përdoruesve në faqet e aktoreve Hande Erçel është përfshirë në renditjen globale që do të mbetet e vlefshme deri në gjysmën e vitit 2026.

Në krye të listës për këtë vit u rendit aktorja australiane Margot Robbie, ndërsa pjesë e saj janë edhe yje ndërkombëtare si Shailene Woodley, Dilraba Dilmurat, Ana de Armas, Emma Watson dhe Amber Heard. 

Hande Erçel u vlerësua jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për popullaritetin global, karrierën e suksesshme në seriale dhe efektin e madh që ka në media dhe rrjete sociale një arritje që tregon se aktoret turke po fitojnë terren në skenën ndërkombëtare.

Aktorja turke shpallet një nga 10 aktoret më të bukura në

Ky sukses pritet të forcojë edhe më shumë prezencën e Erçelit në projektet ndërkombëtare dhe të hapë dyer të reja në karrierën e saj duke e konfirmuar si një prej fytyrave më të dallueshme të kinemasë dhe televizionit global.