KreuCelebrity

Kaq ishte? Mbyllet rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, largohet pa përshëndetur banorët!

Kaq ishte? Mbyllet rrugëtimi i Dolces në “Grande

Udhëtimi njëjavor i Dolces në “Grande Fratello” ka përfunduar, duke mbyllur një aventurë të mbushur me emocione, surpriza dhe një vëmendje të madhe nga publiku italian. Banorja e “Big Brother VIP Kosova” u bë pjesëmarrësja e parë e këtij edicioni që realizoi një shkëmbim zyrtar mes dy formateve, një eksperiencë që ajo e përballoi me vetëbesim dhe energji loje.

Gjatë qëndrimit në Romë, Dolce arriti të tërhiqte interesimin e banorëve italianë dhe të publikut, duke krijuar dinamika të reja dhe duke sjellë gjallëri në shtëpinë e “Grande Fratello”. Aventura e saj u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku fansat ndiqnin nga afër çdo reagim dhe çdo hap të saj. Ajo vendosi të largohej pa u përshëndetur me asnjë prej banorëve, por i la shtëpisë një letër para nisjes së saj.

Tani, misioni i saj ndërkombëtar ka përfunduar dhe sonte, gjatë spektaklit “Prime”, Dolce pritet të rikthehet në shtëpinë e BBVK. Por panorama atje nuk është më e njëjta: aleancat janë ndryshuar, tensionet janë shtuar dhe një boshllëk i ndjeshëm është krijuar që nga largimi i saj, duke e përgatitur terrenin për një rikthim shumë të komentuar.

Megjithatë, sytë e publikut janë të përqendruar tek Edi. Gjatë ditëve të mungesës së Dolces, ai nuk e ka fshehur mërzinë, mallin dhe pasiguritë që i shkaktoi largimi i saj i papritur.