
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar së fundmi në mediat sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë dhe historisë shqiptare.
Librat që ajo ndau me ndjekësit e saj janë: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers, dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, vepra më e përkthyer shqiptare.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur" është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës.
Gazeta franceze “Le Monde” ka përzgjdhur në listën e 100 shkrimtarëve më të mirë, edhe Ismail Kadarenë më romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”.
Në postim Ivanka shkroi vetëm fjalën “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se synon të mësojë më shumë për historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar.

-
Vendi i ndarë në dy pjesë, si parashikohet moti ditën e sotme!
8 Dhjetor, 09:31 -


