Këngëtari Erik Lloshi, teksa foli për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, rrëfeu në emisionin “Më prit të dielën” një situatë tejet të pakëndshme që ka përjetuar pas humbjes së mikut të tij. Në një intervistë të fundit në një podcast, ai u shpreh i revoltuar ndaj disa reagimeve që i ka cilësuar si të shëmtuara dhe krejtësisht pa ndjeshmëri njerëzore.
Lloshi tregoi se pas vdekjes së papritur të Shpat Kasapit, në moshën 40-vjeçare, ai ishte ftuar në një program televiziv për të kujtuar dhe nderuar figurën e tij. Emocionet e kishin pushtuar dhe gjatë transmetimit nuk kishte mundur t’i frenonte lotët.
Megjithatë, ajo që e ka goditur më shumë ka ndodhur pas daljes nga ekrani. Sipas tij, disa prej komenteve që ka dëgjuar kanë qenë krejtësisht të papranueshme.
“Pas emisionit dëgjova komente si: ‘Sa bukur qaje’. Madje, një gazetar më ftoi përsëri vetëm që ‘të qaja prapë për Shpatin’. I thashë: do ta bëj kur të vdesësh ti…”, rrëfeu Lloshi.
Këngëtari u shpreh se është ndjerë i fyer dhe i revoltuar nga fakti që një dhimbje e vërtetë personale mund të reduktohet në spektakël.

