Fansat e Big Brother VIP Albania kanë marrë lajmin që po prisnin prej kohësh. Edicioni i pestë i spektaklit më të ndjekur shqiptar do të nisë më 20 dhjetor 2025, sipas një videoje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga faqet zyrtare të programit.
Videoja e shkurtër, por emocionuese, tregon moderatorin Ledion Liço duhet e bërë gati dhe duke lënë të kuptohet se banorë të rinj dhe surpriza të shumta do të shoqërojnë këtë edicion. Mes mesazhit kryesor të videos: “E ardhmja është e shkruar…”, duke nxitur kureshtjen dhe pritshmëritë e publikut.
View this post on Instagram
Ky edicion premton drama, miqësi të reja, lidhje të papritura dhe konkurrencë të fortë mes banorëve, duke vazhduar traditën e spektaklit që çdo sezon bën bujë dhe tërheq miliona shikues. Fansat tashmë kanë nisur të komentojnë dhe spekulojnë për emrat e mundshëm që do të hyjnë në shtëpi, duke rritur tensionin dhe ekspektativat për nisjen e madhe më 20 dhjetor.
