
E ftuar mbrëmjne e djeshme në podcastin e Grida Dumës ka qenë Linda Rei, transgjinorja e rikthyer në qendër të vëmendjes së fundmi me pjesëmarrjen e saj në "Big Brother Vip Kosova".
Largimi i saj i papritur nga ky reality show mori shumë vëmendje dhe për këtë Linda ka folur në një bashkëbisedim me Gridën, ku ka treguar se nuk mund të luajë me shëndetin e saj dhe nuk lejon asnjë produksion ta bëjë këtë. Ndonëse Grida është shprehur se "BBVK" kanë një staf me profesionistë dhe nuk beson se dëshira e tyre është të ndodhin incidente, Linda e kundërshton.
Linda Rei: Më vjen keq domethënë shyqyr isha gati dhe jam gati për të mar pjesë në atë format, kurrë se kam pranuar po isha gati
Grida Duma: Unë kam një princip kurrsesi nuk kam tendencë për të kritikuar ndokënd në publik, përkundrazi unë di që edhe ata që e bëjnë atë format në Kosovë kanë njerëz profesionist atje dhe kujdesen dhe nuk ka njeri që do donte që të kishte incidente dhe nuk ka pse të jetë e tillë
Linda: Shkova në Kosovë më shumë frikë ehde pse jam lajmëruar ku po shkoja dhe më erdhi keq neglizhenca dhe uria që ka pasur Olsa, producentja, që është e gatshme që të shkeli me këmb çdo njeri që të arrijë ku do
Grida: Kshu duhet të jetë një producent
Linda: Duhet të jetë po jo me shëndetin
Grida: Ndoshta s'të ka kuptuar
Linda: Jo më ka kuptuar. Vetëm për këtë pullën që më mat diabetin unë e kam treguar një muaj para se çfarë më duhej.
-
-
Po lexon libra për Shqipërinë, çfarë po planifikon Ivanka Trump?
8 Dhjetor, 10:09


