KreuCelebrity

Vetëvrasja e të vëllait, Sheila Haxhiraj rrëfen mes lotësh: Nuk kishte depresion, mbeta pa gjysmën time…

Vetëvrasja e të vëllait, Sheila Haxhiraj rrëfen mes

 

Këngëtarja Sheila Haxhiraj, ndau ne TCH një nga rrëfimet më të dhimbshme të jetës së saj: humbjen e vëllait, Henri Haxhiraj. Gjatë bisedës, kur u prek tema e mbështetjes që Henri i kishte dhënë gjithmonë në karrierën muzikore, Sheila nuk arriti t’i përmbante lotët. Thjesht përmendja e emrit të tij mjaftoi për ta tronditur emocionalisht.

“Gjithmonë më ka përkrahur në mënyrën e tij,” u shpreh ajo, e prekur thellë.
“Më mungon çdo ditë. Mbeta pa gjysmën time, fizikisht… por e di që ai është drita dhe energjia që më mban sot këtu.”

Artistja tregoi se dhimbja është ende e freskët dhe se procesi i pranimit të kësaj humbjeje ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. Ajo foli edhe për momentet e errëta që mund ta vendosin një njeri përballë situatave të pakontrollueshme.

Ndonjëherë jeta të çon në rrugë ku gabon… Ka gjëra më të forta se ne, që nuk i kemi në dorë,” tha Sheila, duke theksuar se familja e saj ende kërkon përgjigje për atë që e shtyu Henrin në një moment kaq të errët.

E pyetur nëse kishin vënë re ndryshime tek sjellja e tij, këngëtarja ishte e prerë:
“Henri nuk ka treguar asnjëherë shenja shqetësimi. Nuk ka dashur të na rëndonte me problemet e tij.”

Sheila ndau edhe momentin më të dhimbshëm të kësaj historie: çastin kur e gjeti vëllain pas aktit fatal.
“Kam qenë në shtëpi dhe nuk arrita ta shpëtoja… Është pengu im më i madh. Pse nuk i kushtova më shumë vëmendje? Pse nuk isha unë në vend të tij? Pse Zoti e sfidoi pikërisht atë, fëmijën më të butë?”

Ajo tha se këto pyetje e ndjekin vazhdimisht, edhe pse përgjigjet mungojnë. Këngëtarja mohoi kategorikisht zërat në media që pretendonin se Henri vuante nga depresioni:

“Henri nuk ka pasur depresion. Ajo që ndodhi ishte një moment i papritur axhitimi. Gjithçka tjetër që është thënë ka qenë abuzim mediatik.”