Top Channel ka njoftuar se sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë më 20 dhjetor, duke rikthyer në ekran një nga formatet më të ndjekura dhe më të diskutuar në Shqipëri.
Këtë vit, moderimin do ta marrë sërish Ledion Liço, i cili rikthehet në drejtimin e spektaklit që ndër vite ka thyer rekorde audience dhe ka dominuar bisedat në rrjetet sociale.
Ndërkohë, interneti po zien nga spekulimet për emrat e mundshëm të konkurrentëve, por Top Channel nuk ka zbuluar ende asnjë listë zyrtare. Ndjekësit do të kenë mundësinë të shohin 24/7 çdo lëvizje të banorëve falë dy kanaleve të dedikuara në platformën DigitAlb.
“Big Brother VIP 5” pritet të mbërthejë përpara ekranit miliona shikues brenda dhe jashtë vendit, duke hapur një sezon të ri plot emocione, surpriza dhe dinamika të forta mes banorëve.


