Në një intervistë ekskluzive për Bordo, pastor Akil Pano dhe bashkëshortja e tij, Linda, zbuluan anën e tyre më spontane dhe më pak të njohur: pasionin për motorët dhe udhëtimet që i kanë afruar edhe më shumë si çift.
Akili tregon se udhëtimi i parë me motor ka qenë më shumë simbolik sesa aventuresk thjesht nga shtëpia drejt Pazari i Ri e më pas deri te universiteti. Arsyeja? Linda dhe familjarët e tjerë nuk e kanë pëlqyer kurrë idenë e motorit, sidomos për një djalë të vetëm.
“Kur je fëmijë i vetëm, djalë i vetëm, ekziston ideja që s’duhet të kesh motor. Të gjithë të mbajnë si ‘i paprekshëm’,” rrëfen pastor Akili.
Linda e kujton po aq qartë momentin kur ai vendosi ta bënte realitet këtë dëshirë të hershme:
“Ishte një nga rastet e rralla kur theu rregullat në shtëpi… por e la pa fjalë gjithë familjen!”
Pasi u adaptuan me motorrin, udhëtimi i tyre i parë i gjatë ishte drejt Belshit — një ditë e mbushur me qetësi dhe panoramë të bukur. Ndërsa udhëtimin deri në Theth, Akili e kreu vetëm me grupin e vespistëve të Tiranës, pasi Linda nuk u bashkua për shkak të distancës së madhe.
“Gjithmonë e kam në mendje turin me motor. Grupi ynë udhëton shpesh Greqi, Itali… por ne ende s’e kemi marrë hapin për shkak të angazhimeve publike,” tregon pastori.
Akili zbulon se dashuria për motorët është një ëndërr e paplotësuar e të atit.
“Babai im gjithnjë donte motor, por në komunizëm ishte thuajse e pamundur. Ndoshta ëndrrat e etërve kalojnë te bijtë dhe unë doja ta plotësoja edhe për të.”
Ai sot ka mbi gjashtë vjet me të njëjtin motor, i cili është bërë pjesë e historisë së tyre të përbashkët një simbol i lirisë, kujtimeve dhe dashurisë që vazhdon të rritet në mënyra të papritura.
Intervista e plotë më poshtë:
