KreuCelebrity

Hodhi lekët në dasmën e motrës, Uzuni i përgjigjet kritikave: Familja mbi gjithçka!

Futbollisti i kombëtares, Myrto Uzuni javën e fundit ka rrëmbyer sërisht vemendjen këtë herë jo në fushën e profesionit të tij futbollit, por për shkak të gëzimit familjar që ka përjetuar, martesës së motrës.

Ajo që ka marrë vemendjen në këtë moment kaq të veçantë familjar, ka qenë hedhja një shumë të konsiderueshme parash nga ana e futbollistit për motrën, një traditë shqiptare, që shpesh zhvillohet nëpër dasma. Por mesa duket njerëzit nuk e kanë pritur mirë këtë moment, duke e parë si diçka të panevojshme dhe shumë të tepruar. Ndonëse disa e konsiderojnë një gjest normal të një vëllai për motrën e tij.

Komentet kanë qenë të shumta dhe nuk kanë shpëtuar dhe nga vemendja e sulmuesit të kombëtares i cili ka reaguar me anë një insta story për të gjithë. Ai është shprehur se familja për të është në vend të parë dhe se momenti i cili ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ka qenë thjesht një gëzim për motrën, një çast që e përjetojnë të gjithë. 

Në reagimin e tij, Uzuni theksoi se nuk kishte asnjë qëllim për të provokuar debat:

“Hedhja e lekëve ishte një moment i bukur për motrën time. Unë kam nisur nga zero dhe sot jam në gjendje t’i garantoj familjes një të ardhme të sigurt.”

Ai shtoi se, pavarësisht çdo veprimi, kritikat nuk mungojnë:

“Edhe po të mos kisha hedhur asgjë, prapë dikush do të gjente arsye për të folur. Njerëzit gjithmonë gjejnë diçka për të komentuar.”

Uzuni u distancua nga idetë se paratë e tij përdoren në mënyrë të papërgjegjshme:

“Më mirë t’i shpërndaj në gëzimin e familjes sesa t’i shpenzoj nëpër lokale dhe shisha.”

Megjithëse sqarimi i futbollistit qetësoi një pjesë të komenteve, debati rreth kultivimit të traditave, mënyrave të festimit dhe përgjegjësisë publike të figurave të njohura vijon ende.

Hodhi lekët në dasmën e motrës, Uzuni i përgjigjet