KreuCelebrity

Alba Pollozhani shprehet se ka një aksesor që vlen 25 mijë euro!

Alba Pollozhani shprehet se ka një aksesor që vlen 25 mijë euro!

Gjatë një bisede me Shkurta Haxhiun, Alba Pollozhani u pyet për veshjen më të shtrenjtë që zotëron dhe ajo përmendi një aksesor të veçantë, vlera e të cilit kap shifrën e 25 mijë eurove. Megjithatë, Alba nuk zbuloi detaje të tjera mbi natyrën e këtij artikulli luksoz.

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve, të cilët kanë nisur të hamendësojnë se për çfarë bëhet fjalë: një orë e shtrenjtë, një bizhuteri e rrallë apo ndoshta një objekt unik koleksionistësh.

Pavarësisht spekulimeve, Alba ka vendosur ta mbajë misterin gjallë, duke i lënë ndjekësit të intriguar.

Ndërkohë, “Big Brother VIP Kosova” vijon me dinamika, debate dhe drama mes banorëve, ku Alba është një nga personazhet më të komentuara të këtij edicioni. Më herët, ajo ka qenë pjesë edhe e “Ferma VIP 2”.