Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila këtë vit po shfaqet si opinioniste në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova, është rikthyer te një nga momentet më të komentuara të paraqitjeve të saj televizive – “shpërthimi” emocional i disa edicioneve më parë.
Në një prononcim të fundit, Jakupi ka sqaruar se reagimi i saj i fortë nuk kishte lidhje me jetën e saj personale, siç u aludua në atë kohë, por me një situatë delikate që përfshinte një familjare të saj shumë të afërt.
“Nuk bëhej fjalë asnjëherë për mua,” ka thënë ajo. “Isha shumë e ndjeshme sepse çështja kishte të bënte me një familjare time. M’u duk e rëndësishme t’u përcillja njerëzve një mesazh: sado të ndërlikuara të jenë marrëdhëniet, duhet të gjejmë mënyrën për të mbetur në kontakt.”
Këngëtarja shtoi se reagimi i saj i asaj kohe vinte nga frika se njerëzit shpesh shkëpusin lidhjet për arsye të vogla, duke harruar vlerën e komunikimit dhe të afërsisë familjare.
Deklarata e Leonorës ka marrë vëmendje të madhe, sidomos për mënyrën e sinqertë se si ajo gjithmonë është shprehur hapur për çështjet që e prekin emocionalisht.

