KreuCelebrity

Momenti më i bukur i "BBVK", Dolce kthehet në shtëpi!

Udhëtimi disa ditor i Dolces në “Grande Fratello” ka përfunduar, duke mbyllur një aventurë të mbushur me emocione, surpriza dhe një vëmendje të madhe nga publiku italian. Banorja e “Big Brother VIP Kosova” u bë pjesëmarrësja e parë e këtij edicioni që realizoi një shkëmbim zyrtar mes dy formateve, një eksperiencë që ajo e përballoi me vetëbesim dhe energji loje.

Në prime-n e djeshëm, Dolce u rikthyer në shtëpinë e 'BBV Kosova". Momenti kur ajo hyn përsëri në shtëpi ka qenë një nga momentet më të bukura të këtij edicioni deri më tani. Edi, i cili shihet tashmë se po dashurohet me Dolcen ka shkruar me vrap drejt saj duke e pthur epërqafuar dhe gjithë banorët e tjerë duke brohoritur të gëzuar që ajo u kthye, por edhe që u bashkua përsëri me Edin.