KreuCelebrity

Përmbysen planet: Këtyre shenjave, yjet e Meri Shehut “nuk do t`u buzëqeshin”!

Përmbysen planet: Këtyre shenjave, yjet e Meri Shehut “nuk do

Sipas astrologes Meri Shehu, mesi i kesaj jave sjell ngjarje të papritura, tensione dhe përmbysje në planete—ndaj asgjë nuk do të ecë sipas planeve. Energjia është e paqëndrueshme dhe periudha kërkon kujdes të shtuar, edhe pse afërsia e festave shpesh na bën më të pakujdesshëm.

Në vlerësimin me yje që Meri dha në programin “Rudina”, asnjë shenjë nuk merr 5 yje, duke sinjalizuar një periudhë delikate, veçanërisht për ata që janë lindur në 10-ditëshin e tretë.

Dashi – 2 yje
Sot kanë lajme të mira ekonomike, por më 10 dhjetor kujdes: financat dhe vendimet personale futen në rrezik. Debatet kulmojnë rreth datës 9.

Demi – 1 yll
Më 10 dhjetor vijnë situata të papritura që trazojnë çiftin, punën dhe marrëdhëniet. Demi i 10-ditëshit të tretë duhet të tregojë shumë kujdes.

Binjakët – 3 yje
Edhe pse data 9 sjell tension me eprorët dhe karrierën, sot është ditë shumë pozitive dhe një çështje pune zgjidhet mirë.

Gaforrja – 3 yje
Fillojnë javën bukur në ekonomi, ndjenja dhe komunikim. Më 10 dhjetor duhet të bëjnë diferencën mes ëndrrave dhe realitetit. Data 9 sjell tensione në punë dhe çështje ligjore.

Luani – 2 yje
Luanët e 10-ditëshit të tretë përballen me debate në familje dhe karrierë. Dyshimet ndaj njerëzve të afërt krijojnë pengesa.

Virgjëresha – 1 yll
Më 9 dhjetor, përplasen me debate në çift, bashkëpunime dhe lodhje psikologjike. Rrezik i madh për keqanalizim të situatave.

Peshorja – 2 yje
Ekonomia sjell zhgënjime më 10 dhjetor. Edhe diplomacia e tyre këtë herë nuk i shpëton nga mungesa e rezultateve.

Akrepi – 3 yje
Sot dita është shumë e favorshme, por më 10 dhjetor vjen një lajm i papritur që sjell përmbysje. Mërkuri në shenjë i ndihmon, por tensioni nuk shmanget.

Shigjetari – 3 yje
Më 11 dhjetor hyjnë në një fazë shumë pozitive, por data 9 është e mbushur me debate, pasiguri dhe situata të paqëndrueshme për 10-ditëshin e tretë.

Bricjapi – 2 yje
Marrëveshje të mira sot, por më 9 dhe 10 dhjetor situatat ekonomike dhe personale marrin një goditje.

Ujori – 2 yje
Fokusi është familja. Disa gjëra që kanë humbur, nuk rikuperohen dot. Kujdes me vendimet impulsive.

Peshqit – 1 yll
Data 9 sjell ngecje në karrierë dhe takime të rëndësishme. Sot dita është pozitive, por të lindurit në 10-ditëshin e tretë duhet të ecin me shumë kujdes.