Aktorja e njohur Ervina Kotolloshi, e cila u bë e dashur për publikun shqiptar përmes rolit të saj në Portokalli si Ponja ka rrëfyer emocionet pas largimit nga Shqipëria gjatë një lidhjeje ‘Skype’ në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Gjatë intervistës, Kotolloshi tregoi se i mungon publiku dhe aktrimi, por theksoi se nuk e sheh më veten në skenë si dikur.
“Mua më ka marrë malli shumë për ju. Nuk e shoh më veten fare në skenë, para publikut. I falenderoj për të gjitha, por nuk e shoh veten në skenë,” u shpreh aktorja.
Kur u pyet për arsyen e këtij vendimi, ajo shpjegoi:
“Herën e fundit që kam qenë në skenë nuk jam ndjerë mirë dhe kam thënë që nëse nuk ndihesh mirë, më mirë mos ta bësh më sesa ta vazhdosh.”
Ervina Kotolloshi ka lënë një mesazh të ndjerë për fansat e saj, duke treguar se pavarësisht largimit dhe ndryshimeve, lidhja e saj me publikun mbetet e fortë dhe e paharrueshme.
