Influencerja e njohur Hatixhe Brika, e njohur në rrjet si Hati, ka bërë bujë me një postim të mistershëm që ndezi spekulime në të gjitha rrjetet sociale.
Në fillim, Hati publikoi foto me një fustan nuseje, duke u shfaqur e kuruar deri në detaj si nuse e ditës së madhe. Nuk vonuan reagimet: komentet shpërthyen, ndjekësit nisën të pyesnin nëse ajo kishte realizuar në fshehtësi një ceremoni martesore apo nëse bëhej fjalë për ndonjë surprizë të madhe në jetën e saj private.
Mirëpo, influencerja nuk e la misterin të zgjaste shumë.
Në një postim të dytë, ajo ndau një foto të dorës së saj me një unazë, të shoqëruar me mbishkrimin:
“I said yes to the dress!”
(Unë i thashë po fustanit!)
Me këtë, Hati bëri të qartë – në mënyrën e saj karakteristike dhe paksa hokatare – se e gjithë vëmendja ishte pjesë e një fushate promocionale, dhe jo e jetës së saj private.
Influencerja tregoi edhe një herë se e njeh mirë lojën e marketingut dhe se di si ta kthejë kuriozitetin e publikut në avantazhin e saj. Edhe një herë, Hati dëshmoi se ngjall vëmendje jo vetëm me stilin, por edhe me mënyrën se si ndërton narrativën në rrjet.


