KreuCelebrity

Bad Bunny rrëzohet keq në skenë në Mexico City, ajo që bëri publiku i la të gjithë pa fjalë!

Bad Bunny rrëzohet keq në skenë në Mexico City, ajo që

Bad Bunny pati një moment të sikletshëm gjatë koncertit të tij të së mërkurës, më 10 dhjetor, në Mexico City, por fansat e tij e shndërruan incidentin në një nga çastet më të paharrueshme të natës.

Gjatë interpretimit të hitit “Efecto”, fituesi i Grammy-t, 31 vjeç, po kërçente në skenë kur papritur rrëshqiti dhe u rrëzua. Benito Antonio Martínez Ocasio, emri i vërtetë i artistit qëndroi ulur për disa momente, ndërsa publiku shpërtheu në brohoritje dhe vazhdoi të këndonte tekstin e këngës pa e ndalur ritmin e koncertit, siç tregohet në videot e realizuara nga fansat.

Pas pak çastesh, Bad Bunny u ngrit në këmbë, rifilloi performancën dhe falënderoi turmën për mbështetjen e menjëhershme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DALE PLAY INC (@daleplaylive)

 

Incidenti i vogël vjen vetëm dy muaj para se artisti të ngjitet në skenën madhështore të Super Bowl LX Halftime Show, më 8 shkurt 2026. Njoftimi zyrtar u bë në shtator, gjatë ndeshjes mes Dallas Cowboys dhe Green Bay Packers.