"Këtë Krishtlindje nuk mund të kishim kërkuar një dhuratë më të bukur. Aria po bëhet një motër e madhe dhe zemrat tona janë gati të duan dyfish:" Në një postim në Instagram, Diletta Leotta, 34 vjeç, njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Loris Karius, 32 vjeç. Prezantuesja ndau një foto në rrjetet sociale, ku shihet duke buzëqeshur dhe shtrirë në divan, me barkun e saj të rrumbullakosur dhe vogëlushen në krah, Aria.
Leotta është në një lidhje romantike me futbollistin Loris Karius që nga viti 2022. Fëmija i tyre i parë lindi në gusht 2023. Një vit më pas, në qershor 2024, të dy u martuan. Tani, në dhjetor 2025, njoftimi i fëmijës së tyre të dytë.
Verën e kaluar, qarkulluan thashetheme për një krizë të madhe në çift. Por ato u hodhën poshtë shpejt kur revista e përjavshmë Chi publikoi fotot e paparacëve që e tregonin ciftin për pushime në Ibiza bashkë me Arian. Në imazhet e publikuara, prezantuesja e sportit dhe futbollisti ndanë një puthje pasionante nën diellin balearik. Në atë rast, të dy dukeshin më të afërt se kurrë. Lidhja e tyre e ngushtë tani është çimentuar me njoftimin e kësaj shtatzanie të re.
