KreuCelebrity

"Do takosh një burrë të huaj me inicialin ‘D’ në ujë": Del letra sekrete e fallxhores per Dianën!

"Do takosh një burrë të huaj me inicialin ‘D’

Një letër e rrallë e Princeshës Diana, e shkruar për fallxhoren e saj Rita Rogers, është zbuluar pas 30 vitesh. Dokumenti zbulon marrëdhënien e ngushtë që Lady D kishte me spiritualisten, të cilën e vizitonte rregullisht që nga viti 1994. Sipas mediave britanike, Diana jo vetëm që kërkonte këshilla shpirtërore nga Rita, por madje e ka marrë me vete edhe të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, për ta takuar, vetëm disa javë para aksidentit tragjik të 31 gushtit 1997.

Rita Rogers, e njohur edhe për lidhjen e saj me Sarah Ferguson, ka pohuar se i kishte paralajmëruar Dianës se do të fillonte një romancë me “një burrë të huaj, me inicialin D”, pak para lidhjes me Dodi-n. Takimi i tyre i përbashkët u zhvillua më 12 gusht 1997, në shtëpinë e fallxhores në Derbyshire, ku çifti kaloi rreth 90 minuta.

Çfarë shkruhej në letrën e Dianës?
Letra, e datës 23 tetor 1995 dhe e shkruar në letër me stemën e Pallatit Kensington, është jashtëzakonisht e ndjerë. Mes të tjerash, Diana i shpreh Rites mirënjohjen e thellë:

“Kjo letër ka vonuar shumë, por vjen nga zemra.
I vlerësoj thellë bisedat tona…
Je jashtëzakonisht e mirë dhe bujare me mua dhe kjo çmohet tej mase – faleminderit.”
Letra është nënshkruar: “Me dashuri, Diana.

"Do takosh një burrë të huaj me inicialin ‘D’

Rita Rogers ka treguar më vonë se princesha e telefononte të paktën një herë në javë dhe se lidhja e tyre ishte e jashtëzakonshme:
“Gjithmonë më përqafonte fort… kemi qeshur shumë. I thashë se do të takonte një burrë të huaj me inicialin D në ujë – dhe ajo pak ditë më vonë më tha: ‘Jam në një varkë me një burrë të quajtur Dodi.’”

Letra del në ankand
Letra prej dy faqesh po del në ankand në Londër më 31 janar, me një vlerësim prej 1,500 – 2,000 paund. Sipas specialistëve, ajo hedh dritë mbi anën më të brishtë dhe shpirtërore të Dianës, në një periudhë të trazuar të jetës së saj, sidomos gjatë problemeve në martesën me Princin Charles.