Moderatorja e njohur Einxhel Shkira është shtruar së fundmi në spital, ku po merr trajtim mjekësor për shkak të një problemi shëndetësor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar foto nga ambientet spitalore, e shtrirë në shtrat dhe me serum në dorë. Në pamje, pranë saj shihet edhe bashkëshorti, DJ Dagz, i cili i qëndron afër gjatë gjithë kohës.
Pavarësisht situatës, Einxhel ka zgjedhur ta përballojë momentin me pozitivitet dhe humor, duke e ndarë këtë episod me ndjekësit në mënyrë të sinqertë dhe optimiste.
Kujtojmë se moderatorja është nënë e dy djemve dhe aktualisht jeton mes Prishtinës dhe Tiranës. Prej disa kohësh, ajo është shkëputur përkohësisht nga ekrani televiziv.


