KreuCelebrity

Khloe Kardashian flirtoi publikisht me një mësues dhe interneti u çmend!

Khloe Kardashian flirtoi publikisht me një mësues dhe interneti u

Khloe Kardashian ndezi rrjetin këtë javë me një koment flirtues ndaj Jacob Myers-Norys, një mësues matematike dhe biologjie nga Santa Cruz, Kalifornia, i cili është bërë i njohur në Instagram dhe TikTok falë videove të tij të lezetshme të mësimdhënies.

Më 5 dhjetor, Jacob publikoi një video ku prezantonte disa fakte për veten: ka diplomë bachelor dhe master, ka origjinë italiane, ka qenë sportist kolegji dhe i pëlqen të gatuajë. Ai e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Diku atje është gruaja që do të më pyesë si më shkoi dita në shkollë.”

Dhe ajo grua doli të ishte… Khloe Kardashian.

Ylli i The Kardashians nuk ngurroi të shkruante në komente: “Si të shkoi dita??”
Jacob iu përgjigj: “Tani po shkon shkëlqyeshëm. Po e jotja?”
Khloe vazhdoi lojën flirtuese: “Edhe e imja po shkon shumë mirë.”

Fansat menjëherë shpërthyen në reagime:
“Po Khloe!! Jepi gjeje italianin tënd!” shkroi njëri.
Një tjetër komentoi: “Jepi Khloe!”

Madje edhe shoqja më e mirë e Khloe-t, Malika Haqq, u fut në komente duke e përgëzuar: “A nuk është e ëmbël?”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jacob Myers-Norys (@yacobmyers)

Por historia nuk mbaroi këtu. Jacob, i entuziazmuar nga vëmendja, e ftoi Khloe-n të kontrollonte mesazhet e saja dhe më 9 dhjetor postoi një video të re duke treguar sa shumë ishte bërë virale ndërveprimi.

“E gjithë qyteti im e di,” tha ai me humor. “Nxënësit nuk më lënë rehat dhe grupi familjar po zien.”

Ai madje i bëri edhe një ftesë shumë të drejtpërdrejtë Khloe-s:
“Këtë të shtunë kemi festën e stafit dhe do të doja shumë të vije si shoqëruesja ime.”

Në rast se kjo nuk funksionon, ai ka edhe një plan B: një ftesë për në festën e Kris Jenner-it.

Jacob shtoi se gjatë pushimeve të dimrit do të jetë në Kaliforninë Jugore dhe do të dëshironte të dëgjonte “se si i ka shkuar pjesa tjetër e ditës Khloe-s”.

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Khloe do t’i përgjigjet ftesës së tij. 41-vjeçarja ka folur hapur muajt e fundit për jetën e saj sentimentale, duke treguar se ka qenë beqare dhe e vendosur që prej ndarjes nga Tristan Thompson në vitin 2021.