KreuCelebrity

Aktorja zbulon diagnozën e rrallë pas një rruge të gjatë mjekësore: E lumtur që i besova trupin tim!

Aktorja zbulon diagnozën e rrallë pas një rruge të

Aktorja e njohur e Riverdale, Lili Reinhart, ka zbuluar se është diagnostikuar me endometriozë, duke ndarë publikisht përvojën e saj të vështirë për të marrë një përgjigje të saktë mjekësore. Lajmin e konfirmoi përmes një postimi të gjatë në Instagram, ku tregoi se diagnoza erdhi “pas një ndërhyrjeje laparoskopike”.

“Vitën e kaluar, u vizitova te një urogjinekolog dhe u diagnostikova me cistit intersticial. M’u tha se nuk kishte kurë dhe as lehtësim të qëndrueshëm për simptomat e mia,” shkroi aktorja. Ajo shtoi se gjatë kësaj periudhe pati tre vizita në spital dhe takoi disa urologë e gjinekologë, por asnjëri prej tyre nuk dyshoi seriozisht se endometrioza mund të ishte shkaku kryesor.

Pasi punoi me “dy terapistë të ndryshëm të dyshemesë pelvike” dhe kërkoi vetë të bëhej një rezonancë magnetike, Reinhart fillimisht u diagnostikua me adenomiozë. Megjithatë, pas konsultimit me një specialist të endometriozës, vendosi të ndërmerrte hapin e ardhshëm drejt laparaskopisë pavarësisht se një mjek tjetër i kishte sugjeruar se “me shumë gjasë nuk kishte endo”.

“Jam e lumtur që i besova trupit tim dhe dëgjova instinktin tim, dhe do të vazhdoj të inkurajoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë,” përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lili Reinhart (@lilireinhart)

Sipas Mayo Clinic, endometrioza është një gjendje shpesh e dhimbshme ku indi i ngjashëm me shtresën e brendshme të mitrës rritet jashtë saj. Gjendja mund të shkaktojë dhimbje, sidomos gjatë ciklit menstrual, si edhe probleme me fertilitetin, ndërsa trajtimi mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave.

Në aspektin profesional, Reinhart së fundmi ka shfaqur talentin e saj në dramën American Sweatshop të Uta Briesewitz dhe komedinë Hal & Harper të Cooper Raiff. Pas përfundimit të Riverdale pas shtatë sezonesh, ajo ka deklaruar se po orienton karrierën drejt projekteve indie.

“Jam bërë shumë selektive. Dua që çdo projekt që zgjedh të ketë diçka të veçantë,” tha ajo për The Hollywood Reporter, duke shtuar se ndryshimi nga televizioni në filma të pavarur kërkon kohë dhe durim.

Aktorja pritet të shfaqet në disa projekte të ardhshme, përfshirë ekranizimin filmik të librit The Love Hypothesis të Ali Hazelwood, komedinë horror Forbidden Fruits të Meredith Alloway dhe debutimin regjisorial të Brian Swibel, The Very Best People.