Gratë po i dalin në mbrojtje aktores fituese të Oskarit, 56 vjecares Catherine Zeta-Jones, pasi ajo u përball me kritika në rrjetet sociale për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në tapetin e kuq. Zeta-Jones mori pjesë në një event të Netflix në Los Anxhelos më 9 nëntor, ku një intervistë në TikTok për rolin e saj në sezonin e ri të serialit Wednesday u eklipsua nga komentet për pamjen e saj fizike.
Laura White, 58 vjeç, fituesja e këtij viti e Miss Great Britain Classic, e quajti reagimin negativ “absurditet të plotë”, duke shtuar se “burrat nuk trajtohen sikur kanë një datë skadence, siç u ndodh grave”.
Në videon e postuar edhe në Facebook, e cila mori mbi 2.5 milionë shikime, Zeta-Jones tregoi sa shumë e kishte shijuar eksplorimin e personazhit të saj, Morticia Addams, në sezonin e dytë.
Por shumë nga qindra komentet u fokusuan te mosha e saj, duke bërë vërejtje nënvleftësuese për pamjen.
Reagimi negativ online shkaktoi një valë mbrojtjeje ndaj Zeta-Jones, përfshirë edhe një video virale nga një përdoruese e Facebook, e cila tha: “I ngacmoni gratë kur bëjnë shumë ndërhyrje estetike dhe i ngacmoni kur nuk bëjnë mjaftueshëm.”
Edhe komentues të tjerë i dolën në mbrojtje, me një prej tyre që shkroi: “Kjo quhet plakje natyrale dhe ajo duket e mrekullueshme.”
Të tjerë e përshkruan si “mahnitëse” dhe “shumë të bukur”, ndërsa dikush tjetër tha: “Duket si nje grua e moshës së saj – ky quhet realitet.”
Gazetarja Sali Hughes, 50 vjeçe, tha se ndryshe nga burrat, gratë gjykohen padrejtësisht për plakjen dhe Zeta-Jones duhet të jetë e lirë të duket si të dojë.

