Amy Schumer i tronditi fansat e saj të premten kur njoftoi se po divorcohet nga bashkëshorti i saj, Chris Fischer. Aktorja 44-vjeçe tregoi se ajo dhe shefi i kuzhinës 45-vjeçar morën 'vendimin e vështirë' për t'i dhënë fund martesës së tyre pas shtatë vitesh së bashku.
Komediania- e cila u martua me Fischer në vitin 2018 dhe ka me të një djalë, Gene- shkroi se ata ende 'e duan shumë njëri-tjetrin' dhe 'do të vazhdojmë të përqendrohemi në rritjen e djalit tonë'. Pati spekulime se çifti mund të ketë hasur në një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre kur Schumer kohët e fundit ndaloi së mbajturi unazën e martesës dhe fshiu të gjitha fotot e saj të vjetra nga Instagram - pasi nuk ishte parë me bashkëshortin e saj për muaj të tërë.
Ndërkohë, një burim i tha Daily Mail se dyshja kohët e fundit është ftohur shumë, dhe se ndryshimi dramatik i peshës së Schumer e ka ndryshuar atë jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda si njeri. Disa kanë sugjeruar se humbja e peshës së Schumer sinjalizon se ajo është gati të hapë një kapitull të ri në jetën e saj. Aktorja kohët e fundit ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm trupor duke përdorur Ozempic dhe thuhet se ka humbur të paktën 22 kg në muajt e fundit.
Ajo ka provuar gjithashtu liposuksionin, por tani është duke marrë ilaçin GLP-1 për diabetin e tipit 2, i cili gjithashtu përshkruhet shpesh për humbje peshe.


