KreuCelebrity

Ekspertët zbulojnë gjashtë mënyra për të ngadalësuar shfaqjen e thinjave: çfarë shkakton zbardhjen e flokëve dhe si ta frenoni atë

Ekspertët zbulojnë gjashtë mënyra për të

Ndërsa rrallimi i flokëve është një shqetësim i zakonshëm me kalimin e viteve, një tjetër ndryshim i pashmangshëm është shfaqja e thinjave. Edhe pse shumë njerëz përqafojnë natyralitetin, të tjerët kërkojnë mënyra për të ruajtur ngjyrën e flokëve sa më gjatë  sidomos kur thinjat shfaqen para kohe.

“Thinjat ndodhin kur flokët humbasin melaninën. Dhe kjo nuk është vetëm një ndryshim vizual — ndikon edhe në mënyrën si sillen fijet e flokëve,” shpjegon Tiffany Nicole, trikologe dhe themeluese e Everyday Hair. Kjo do të thotë se flokët gri kërkojnë kujdes të posaçëm.

Por a është e mundur të ngadalësohet ky proces? Sipas ekspertëve, po. Ja çfarë e shkakton zbardhjen e flokëve dhe si mund ta frenoni.

Megjithëse gjenetika luan rol, nuk është i vetmi faktor. “Ndërsa gjenet dhe rënia e natyrshme e prodhimit të melaninës me moshën janë të rëndësishme, inflamacioni kronik i kokës, stresi oksidativ dhe mungesat ushqyese e përshpejtojnë procesin,” thotë Nicole.

Sipas trikologut Jay Small pjesa tjetër e ndikimit vjen nga zakonet e trashëguara familjare: ekspozimi në diell, ushqimet e përpunuara, alkooli, duhani dhe, natyrisht, plakja.

Tekstura e flokëve gjithashtu bën diferencë: flokët me teksturë zakonisht fillojnë të thinjen në të 40-at dhe 50-at, ndërsa ato të drejta shpesh fillojnë të zbardhen më herët.

Thinjet e paraqitura para moshës 30 zakonisht lidhen me stres oksidativ dhe mungesë nutritive.

A mund të parandalohet zbardhja e flokëve?
Ekspertët thonë se thinjat janë të pashmangshme, por procesi mund të ngadalësohet për aq kohë sa fije të caktuara ende kanë pigment. “Nuk mund t’i kthejmë flokët nga e bardha në të errët,” thotë Small. “Por mund të ruajmë pigmentin e mbetur dhe të ngadalësojmë ritmin e thinjave.”

Më poshtë janë gjashtë mënyra kryesore për ta bërë këtë:

1. Përmirësoni dietën
Një ushqyerje e pasur me vitamina dhe minerale është thelbësore.

Rekomandohen ushqime të pasura me:

Vitaminë B12
Folat
Bakër
Zink
Ndërsa ushqimet e përpunuara rrisin stresin oksidativ dhe ngadalësojnë prodhimin e pigmentit. Sugjerohen proteina cilësore, vezë, avokado dhe perime jeshile.

2. Merrni suplemente, nëse është e nevojshme
Flokët nuk janë prioritet fiziologjik për trupin, ndaj vitaminat e marra nga ushqimi përdoren fillimisht diku tjetër. Në këtë pikë hyjnë suplementet.

Ekspertët përmendin:

Bakri, që ndihmon drejtpërdrejt prodhimin e melaninës
Kompleksin e vitaminave B, hekur dhe antioksidantë që mbështesin folikulat

3. Kufizoni ekspozimin në UV
Dielli është një ndër shkaktarët kryesorë të dëmtimit të flokëve. Ekspertët rekomandojnë:

Krem mbrojtës për skalpin
Kapele gjatë ditëve me diell
Pjesa e vijës së ndarjes dhe balli janë zonat që dëmtohen të parat.

4. Përditësoni rutinën e kujdesit për flokët
Ashtu si lëkura, edhe flokët kanë nevojë për produkte të përshtatura me nevojat tuaja.

Rutina duhet të përfshijë:

Pastrues të butë
Përbërës anti-inflamatorë
Produkte ushqyese dhe hidratuese
Filtra UV për mbrojtje

5. Shmangni bojën e flokëve në fillim
Ironikisht, lyerja e shpejtë e flokëve mund të dëmtojë skalpin dhe të nxisë më shumë thinja. Sugjerohet që thinjat e para të shihen si sinjal për të kontrolluar stilin e jetesës dhe ushqimin, jo për t’i mbuluar menjëherë.

6. Zbatoni zakone të shëndetshme
Gjumi i pakët, alkooli, pirja e duhanit dhe stresi dëmtojnë prodhimin e pigmentit. Një stil jetese i shëndetshëm mund të shtyjë procesin e zbardhjes për shumë njerëz megjithatë nuk ka garanci, pasi gjenetika përsëri luan rol.

Edhe pse thinjat janë pjesë natyrale e plakjes, ekspertët bien dakord për një gjë: mënyra si ushqeheni, si kujdeseni për veten dhe si mbroni flokët mund të ndikojë ndjeshëm në kohën dhe ritmin e shfaqjes së tyre.

Tags:

floke thinja