
Jasmin Kadriu është bërë banorja më e re e Big Brother VIP Kosova, duke trazuar që në fillim atmosferën brenda shtëpisë.
E reja 28-vjeçare tregoi se hyrja e saj në këtë format nuk është e rastësishme, por lidhet me një arsye të veçantë, të cilën pritet ta shpjegojë më gjerësisht gjatë qëndrimit të saj në lojë.
Jasmin Kadriu është bërë e njohur si një nga vajzat pjesëmarrëse në programin e dashurisë "Për'puthen". Ajo u dallua për qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, debatet e hapura dhe dinamikat që krijoi me djemtë gjatë takimeve.
Paraqitja e saj në spektaklin e së premtes ishte e guximshme dhe pa komplekse, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve dhe publikut. Një nga skenat që u komentua më së shumti ishte momenti kur ajo zgjodhi të mos përshëndetej me banoren Alba.


