Timothée Chalamet ka zbuluar pse i preu flokët shkurt për rolin e tij të ri në film - dhe tha se në fakt, i ishte lutur regjisorit të mos i priste kaq shkurt.
Aktori 29-vjeçar ishte i njohur për flokët e tij të zinj kaçurrela, por i la fansat të habitur me pamjen e tij të re. Duke u shfaqur në Graham Norton Shoë, Timothée rrëfeu se si regjisori i filmit të tij Dune i kërkoi t'i priste flokët më shkurt.Ndërsa Graham e pyeti pse i preu flokët, ylli amerikano-francez tha: "Ikën flokët e mia. M`i vodhën.”
Ai vazhdoi: "Ishte për filmin Dune- Pjesa e Tretë, dhe supozohet të ketë një ndryshim të bukur të personazhit, jam po unë që e luaj por supozohet 15, 20 vjet më i vjetër. Kështu që bëmë një prerje flokësh tre milimetra, mendoj se quhet kështu. Dhe regjisori donte më shumë, 1.5, dhe pastaj shkoi në një."
'Iu luta. I thashë, 'Të lutem, të lutem', nuk e di çuditërisht, isha shumë i lidhur me flokët e mi. 'Është pak a shumë si personalitetet tona, këto folikula që rriten nga kokat tona.'
Pjesa e tretë e serisë së filmave përfundoi disa ditë më parë, kështu që shumë fansa janë gëzuar që kjo shënon edhe rikthimin e flokëve të tij më të gjatë.

