Dy emra të njohur të ekranit, Kostana Morava dhe Inida Gjata, janë bërë zyrtarisht pjesë e Ferma VIP.
Hyrja e tyre në fermë ka ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet te publiku, sidomos për rikthimin e Zhakut në format, këtë herë si konkurrente.
Vitin e kaluar, Inida Gjata ishte pjesë e spektaklit në rolin e opinionistes, përkrah Kastro Zizo. Ndërsa tani, ajo ka vendosur të provojë eksperiencën nga brenda fermës.
Në klipin prezantues, mes batutash dhe humorit që e karakterizon, Zhaku u shpreh se po hyn në fermë për të “shpëtuar” Mozën, deklaratë që ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve të spektaklit.
Mbetet për t’u parë se si do të përshtaten dy gazetaret me jetën në fermë dhe çfarë dinamike do të sjellin në garë.
