KreuCelebrity

Ola bën reflektim për sjelljen e saj: Nuk kam qenë modeli që doja të përfaqësoja

Ola bën reflektim për sjelljen e saj: Nuk kam qenë modeli që
Situata e krijuar ditët e fundit në “Ferma VIP” ka prekur emocionalisht Olën, e cila gjatë spektaklit ka folur hapur për mënyrën se si e sheh tashmë reagimin e saj.

Ajo u shpreh se do ta konsideronte të padrejtë qëndrimin në lojë nëse publiku mendon se ka transmetuar negativitet.

“Nëse kam përcjellë energji të keqe, atëherë nuk do të ndihesha mirë të vazhdoja këtu. Besoj se në këtë format duhet të qëndrojnë njerëz që japin shembull pozitiv dhe unë nuk arrita ta bëj këtë. E kam vendosur veten në një situatë ku njerëzit kanë të drejtë të më gjykojnë. Kur gabon, pesha e asaj që ke bërë të rëndon shumë”, tha Ola.

Edhe fermerët e tjerë reaguan lidhur me gjendjen e saj emocionale. Sara u shpreh se Ola është ndier shumë keq pas asaj që ndodhi dhe se sipas saj ka anë të mira që nuk janë parë plotësisht nga publiku.

Nga ana tjetër, Soni tha se Ola e ka kuptuar vetë se reagimi i saj nuk ishte i duhuri dhe se përballja me situatën jashtë lojës e rëndon akoma më tepër.

Ndërsa Moza deklaroi se gjithçka tashmë mbetet në dorën e publikut, duke shtuar se nëse Ola vazhdon rrugëtimin në fermë, do të ketë mundësi të sqarojë më tej situatën.